
Emerimi nga Topalli i dy deputeteve te zgjedhur nga opozita si anetare te delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare, pritet qe vetem t’i kthehet ne “zero”, por parlamentaret do t’i kerkojne shpjegim te hollesishem.
Kastriot Islami, deputeti i Partise Socialiste, ka theksuar per “Shqip” se nuk ka shkuar ne Strasburg, sepse nuk mund te ndodhe nje gje e tille pa bere betimin si deputet, ndaj nje veprim i tille nuk eshte ligjor.
Islami ka theksuar se ai ka qene anetar i delegacionit shqiptar, por ne legjislaturen e shkuar, ku si anetar i Asamblese Parlamentare ka drejtuar edhe misionin e posaçem te Keshillit te Europes per Gjeorgjine.
Nderkaq, deputeti Shpetim Idrizi, kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet, nuk ka dhene asnje deklarate ne lidhje me shkresen e firmosur nga Topalli. Por burime prane kancelarise se Kuvendit bejne te ditur se deputeti Idrizi ka qene mjaft i çuditur me vendosjen e tij ne liste pa e pyetur dhe shume shpejt do te zhvilloje nje takim me Kryeparlamentaren Topalli per te sqaruar me hollesi situaten.
Emerimi i dy deputeteve jo te mazhorances si anetare te delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene e Keshillit te Europes ka ardhur siç duket si rezultat i mbetjes se vendeve vakante te grupit qe perfaqeson vendin tone qe eshte anetar me te drejta te plota ne KiE.
Por perzgjedhja ne kete menyre nga Topalli duket se do ta vere kreun e Kuvendit para nje “furtune” te forte qe pritet te mos vije vetem nga opozita, por edhe nga Strasburgu zyrtar, i cili ka shume gjasa ta vleresoje negativisht kete akt te Kryeparlamentares.
Kjo, pasi emerimi i anetareve behet vetem me vendimin e grupeve parlamentare perkatese, pjesetare te te cileve jane deputetet. Edhe ne Strasburg anetaret e Asamblese Parlamentare do te jene pjese e grupeve politike qe e perbejne ate, siç jane grupi i partive popullore, socialiste, liberale etj. Ky eshte rasti i dyte i problemeve mes Tiranes dhe Strasburgut pas çeshtjes “Biberaj”, qe ndodhi nje vit me pare. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, perjashtoi ne menyre te njeanshme nga kreu i delegacionit shqiptar ne Strasburg deputetin e Partise Demokratike, Aleksander Biberaj. Edhe pse ishte me vendim te grupit te mazhorances, ky akt nuk u kalua lehte nga Asambleja Parlamentare e KiE-se, e cila dergoi dy reporteret Laasko dhe Wildshire ne Tirane per te sqaruar situaten ne terren.
Me ane te nje shkrese te posaçme, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vendosur qe anetare te delegacionit shqiptar ne Strasburg te jene deputetet: Lajla Pernaska dhe Ilir Rusmajli nga PD dhe Shpetim Idrizi nga PDU.
Nderkaq, si zevendesues jane percaktuar Mesila Doda e PD-se, Kastriot Islami i PS-se dhe Arenca Trashani e PD-se. Te premten ne Strasburg jane nisur deputetet: Rusmali, Doda dhe Trashani, por nuk dihet a kane marre akreditimin apo jo. Ne projektrezoluten qe pritet te miratohet me date 27, theksohet se nga mungesa e dialogut politik ne vend mbetet problem mungesa e delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes.
Top Channel