
Administrata tatimore parashikon te administroje te ardhurat e rreth 11 mije bizneseve te vogla, me xhiro vjetore mbi 5 milione leke.
Sipas perllogaritjeve paraprake, pritet qe ne skemen e TVSH te futen biznese qe e kalojne pragun e ri te miratuara nga qeveria, te cilat deri dje administroheshin nga bashkia.
Sipas drejtuesve te tatimeve, per kete kategori biznesesh, nuk do te kete asnje ndikim futja ne skemen e re, por vetem kostoja shtese administrative.
Aplikimi i skemes se re ka nisur qe ne daten 1 janar dhe duhet te kishte perfunduar ne daten 15 janar.
Keta biznese do te futen edhe ne listen e subjekteve qe duhet te pajisen me kasa fiskale gjate ketij gjashtemujori.
Sipas kreut te tatimeve, Artur Papajani, futja e te gjitha bizneseve ne skemen e TVSH-se do te veshtiresonte punen per menaxhimin e tyre, per shkak te kapacitetit te manget te administrates tatimore.
Megjithate, reforma do te mbyllet me heqjen e pragut, duke futur ne zinxhir te gjitha kategorite brenda nje harku te shkurter kohor.
Top Channel