
Qeveria planifikon te ngrije te gjitha pozicionet e lira te punes. Shkak eshte bere shkurtimi i shpenzimeve, si pasoje e mungeses se kapaciteteve financiare si efekt i krizes ekonomike.
Burime te gazetes “Shqip” thone se projekti eshte ideuar qe ne fillim te ketij viti dhe mbeshtetur nga Ministria e Financave.
Megjithate, zyra juridike ne Kryeministri konfirmon faktin se nuk ka asnje vendim per bllokimin e rekrutimit te punonjesve ne administrate.
Sipas projektit paraprak, per periudhen njevjeçare nuk do te miratohet asnje kerkese per punesim, pavaresisht pozicionit te lire te punes.
“Me konfirmim te plote ju them se nuk eshte marre asnje vendim i tille. Mund te kete pasur ide per nje projekt te tille, ne rang ministrish, por qeveria nuk e ka marre nje vendim qe ndalon punesimin ne administrate”, sqaron Hasan Metoku, drejtori i zyres juridike ne Kryeministri.
Ne disa vende te rajonit gjate vitit 2009 – jane ndermarre masa per reduktimin e shpenzimeve, ku nder te tjera u aplikua edhe shkurtimi i administrates.
Ne rastin konkret, qeveria po shikon te kunderten, duke planifikuar te mos marre asnje ne pune, te pakten per nje vit.
Burime te tjera prane Kryeministrise permendin faktin e ekzistences se nje projektvendimi, i cili sqaron proceduren qe duhet te ndjekin ministrite dhe institucionet e tjera. Miratimi i nje akti te tille shkakton reagime te forta nga ana e opinionit publik dhe kosto elektorale, e per kete shkak Kryeministri ka preferuar te jete i kujdesshem, duke mos marre vendim.
Top Channel