
Nje dite perpara mbledhjes se sesionit te dimrit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka ftuar Partine Socialiste te percaktoje perfaqesuesit e saj ne kete delegacion.
Ne kete sesion, nje nga pikat e axhendes eshte diskutimi dhe me pas votimi i projektrezolutes per zgjedhjet ne Shqiperi, ku i kerkohet qeverise ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet dhe ne te njejten kohe, sic thuhet ne draft, i kerkohet opozites t’i jape fund bojkotit dhe te futet ne parlament.
Por, sic pohoi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne emisionin Top Story, opozita nuk do te dergoje asnje perfaqesues te saj ne asamble, edhe pse ne projekt rezolute shprehet keqardhja qe bojkoti i PS-se ka demtuar marredheniet mes Shqiperise dhe Asamblese se Keshillit te Europes.
“Ne nuk do te dergojme asnje anetar. Meqe ne nuk shkojme ne asamble, do te vije ambleja tek ne”, eshte shprehur Rama ne Top Story
Qe perfaqesuesi socialist te marre pjese ne asamble, ai duhet me pare te beje betimin ne parlament. Per kete arsye, per anetarin e deritanishem socialist Kastriot Islami, pjesemarrja behet e pamundur. Megjithate emri i tij gjendet ende ne listen e delegacionit shqiptar dhe sic shpjegon njoftimi zyrtar i Kuvendit, emri i tij do te mbetet, derisa opozita te caktoje emrat per kete delegacion.
Cdo interpretim tjeter eshte spekulativ dhe abuziv thuhet ne njoftimin e Kuvendit, sipas te cilit mazhoranca nuk cakton emrat e opozites ne Asamblene e Keshillit te Europes.
Me kete rast, Kuvendi ka ftuar Partine Socialiste te percaktoje jo vetem ne Asamblene e Keshillit te Europes, por edhe insitucione te tjera te rendesishme nderkombetare si ne asamblene e NATO-s dhe ate te OSBE-se.
Top Channel