Sekuestrohet kanabis ne portin e Durresit

23/01/2010 14:20

Prokuroria e Krimeve te Renda do te hetoje per trafikun e bimeve narkotike nga vendi yne drejt Italise, pas kapjes se 14 kilograme kanabis sativa ne portin e Durresit.

Antidroga dhe policia kufitare arrestuan tre shtetas nga Mamurrasi, te cilet do te dergonin ne Itali drogen kundrejt vleres 28 mije euro. Droga ishte fshehur ne automjetin tip Fiat Punto me targa te huaja. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e tre kusherinjve me mbiemer Xeka  u gjet  edhe nje sasi prej 9 kg bime narkotike, dy automatike, fisheke te kalibrave te ndryshem dhe dy presa per presimin e lendes narkotike .

Hetimet e e metejshme do te ndiqen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, te ciles i kane kaluar, materialet proceduriale per vepren penale  te trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim, prodhimine tyre si dhe armembajtje pa leje.

Top Channel