
Revista ‘Mapo’ ka publikuar faktet sesi Ministria e Energjitikes dhe KESH ne ditet kur zona e Shkodres gjendej nen vershimin e ujit te shkarkuar nga hidrocentralet, komunikonin me urdhera te percjella ne forme jo zyrtare, por verbale, me e-maile apo sms telefonike.
Ne 4 dokumentat e publikuar nga MAPO te korrespondences mes ministrit Prifti dhe drejtorit te KESH. Muharrem Stojku pervec gabimeve te shumta drejtshkrimore duket qarte nje mungese korrektesie dhe serioziteti ne dhenien e urdhrave mes dy institucioneve.
Ne njerin prej tyre te dates 7 janar drejtori Stojku quan si problematike menyren e marrjes se urdherave ku krahas rrugeve operative ai kerkon percjelljen e tyre qe nga kjo date e me pas ne rruge zyrtare, qe me pas te mundesohet zbatimi i tyre.
Mbeshtetur ne keto fakte Partia Socialiste ka reaguar duke e cilesuar qeverine dhe vecanerisht ministrin Prifti si pergjegjesit kryesore te permbytjeve qe ndodhen ne Shkoder.
“Ne kulmin e emergjences, teksa uji vershonte nga digat duke permbytur dhe perparuar gjithmone e me shume ne zonen e Shkodres, qeveria shqiptare jo vetem ishte e vonuar ne masat e marra, por ishte dhe ne kundershtim me ligjin ne urdhrat qe leshonte”, u shpreh deputetja Mimi Kodheli.
Top Channel