LA, gjykata hedh poshte kerkesen e Polanskit

23/01/2010 10:40

Gjykata e Los Angeles ka hedhur poshte kerkesen e avokateve te regjisorit Roman Polanski per anulimin e denimit ne dem te tij per abuzime seksuale me nje 13 vjecare.

Gjykatesi Peter Espinoza ka theksuar se vendimi eshte paraprak dhe duhet te konfirmohet, por sidoqofte ai ka marre nje vendim qe mund ta coje regjisorin e famshem drejt bankes se akuzes ne Kaliforni.

Ne vitin 1978 regjisori franko-polak u akuzua per marredhenie seksuale me nje te mitur. SHBA kishte leshuar nje urdher ekstradimi ne dem te tij dhe menjehere sapo Polanski shkeli ne Zvicer, u arrestua ku kaloi edhe disa jave ne burg. Tashme ai po qendron i mbyllur ne liri me kusht.  

Top Channel

Top News – Mbyllen aplikimet për hetues/ 536 persona aplikuan për të qenë pjesë e BKH
Ironi e fatit, por që epilogun e pati me fund të lumtur. Marianna Scarano, infermiere në repartin e reanimacionit në Poliklinikën e Barit, zbuloi një ditë aty të shtruar bashkëshortin e saj. Marianna është prej nje viti në vijën e parë të frontit kundër sëmundjes me kolegët e saj. Makthi personal sakaq filloi kur i shoqi, Vincenzo u dërgua me urgjencë në spital pasi u ndje papritur keq, ndërsa niveli i oksigjenit në gjak i kishte zbritur në 93. Tamponi i doli pozitiv, dhe e cojne me urgjencë në terapi intensive. E shoqja nuk kishte menduar kurrë se do ta gjente aty. “ Mendova se do ta intubonin, thashë se nuk do t`ia kishte dalë dot. Ishte një tmerr, megjithatë nuk hoqa dorë për asnjë cast. Nuk flija dot natën. Ishte gati e paimagjinueshme, që pas stresit të përjetuar më pacientët në të gjithë këta muaj të kaluar në repartin e terapisë intensive, të përfundoja duke bërë infermieren e një njeriu aq të dashur për mua”, ka rrëfyer ajo. Për fat të mirë, më e keqja kaloi dhe Marianna tani thotë se mund të marrë frymë lirisht, pasi i shoqi ka dalë tashmë nga zona e rrezikut, ndërsa të dy shpresojnë ta hedhin sa më shpejt pas krahëve këtë eksperiencë të frikshme.
Top Channel/ “Pse ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër”/ Bardhi përplaset me policinë
Top Channel/ Lezhë, gati për zgjedhjet/ Dërgohen materiale zgjedhore
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet/ Shkodër, mbërrijnë materialet zgjedhore
Top Channel/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit. Momenti kur “kërcet” arma