
Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim BERZH rishikoi ne ulje parashikimin per rritjen ekonomike te vitit 2010 ne Shqiperi, ndersa vleresoi se ne vitin 2009, ekonomia jone pati nje performance me pozitive nga sa pritej.
Ne vleresimet e rifreskuara se fundmi, BERZH njoftoi se rritja e PBB-se per vitin e shkuar ka qene 4.3 per qind, nderkohe qe rajoni i Europes Juglindore pati nje renie mesatare te ponderuar prej 5.4 per qind.
Ky eshte vleresim shume me i larte nga sa mendohej me pare dhe i dedikohet vecanerisht shpenzimeve te larta publike qe u mbeshteten permes borxheve. Por sipas BERZH, kriza pritet te rendoje ne Shqiperi me shume ne vitin 2010, kur ekonomia pritet te rritet me vetem 2 per qind, performanca me e keqe kjo e shenuar qe nga vitet ’80.
“Bankat do te vijojne te ndjekin politika te kujdesshme kreditimi per shkak te rritjes se rrezikut qe ka sjelle recesioni. Rritja e kredive te keqija do te rendoje ne bilancet e bankave dhe do te zvogeloje aftesine e tyre per te ofruar financime te metejshme qe jane te nevojshme per te dale nga kriza”, tha BERZH ne nje deklarate per shtyp.
“Rritja e kerkeses nga jashte do te do te kompensohet nga zbatimi i politikave fiskale te shtrenguara qe do te zbatohen nga shume vende te rajonit”, vijon me tej deklarata.
Kerkesa private do te jete e paket si pasoje e rritjes se papunesise dhe kredive te pakta, gje qe do te pengoje rritjen e prodhimit dhe te kursimeve qe u shpenzuan gjate krizes.
Ministria e Financave njoftoi se fundmi qeverine se Shqiperia ka nevoje per disipline financiare per te ruajtur fytyren para kreditoreve nderkombetare. Financat kane propozuar shkurtim te shpenzimeve me 40 miliarde leke per kete vit. Ne rast se parashikimi i BERZH per vitin 2010 del i vertete, buxheti i shtetit do te nevojitet ne kryeje shkurtime shpenzimesh edhe me te medha se kaq, ose t’i drejtohet Bankes se Shqiperise per kredi direkte.
Frika me e madhe e eksperteve shqiptare gjate vitit te fundit nuk ka qene aq shume ajo cfare ndodhi gjate vitit 2009, por ajo cfare mund te ndodhe ne vitet e ardhshme. Ekonomia shqiptare eshte rritur gjate dekades se fundit duke u bazuar te remitancat dhe jo tek investimet e huaja. Remitancat jane ne renie si pasoje e rritjes se papunesise ne vendet e BE-se dhe shume eksperte po pyesin se me cfare burimi mund te zevendesohen.
Banka e Shqiperise beson se vendi yne duhet te tentoje te rrise investimet e huaja, ndersa disa eksperte kane hedhur idene se duhet te rishikohet strategjia e borxhit publik, per te mbeshtetur nje strategji nderhyrjesh kunderciklike. Mendohet se vendi yne mund te tentoje te rrise borxhin publik ne nje periudhe afatmesme per te financuar rritjen ekonomike, por nje skenar i tille, kerkon aftesi te konsiderueshme menaxheriale, e cila sot per sot vendit tone i mungon. Kjo do te thote qe qeveria te marre hua per te investuar kur ekonomia eshte e dobet dhe t’i shlyeje borxhet kur ekonomia permiresohet.
Por ne nje ekonomi te hapur dhe te vogel si Shqiperia, investime te tilla te financuara me borxhe mund te kene ndikim shume te ulet real. Vitin e kaluar, Shqiperia shtoi borxhin publik me mbi gjysme miliardi euro, para qe u shpenzuan per te ndertuar 61 kilometra autostrade qe nuk nxjerr fitime.
Top Channel