
Prokuroria depoziton para Gjykates se Tiranes nje nga deshmite me te rendesishme qe forcon pozitat e organit te akuzes kunder 29 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit.
Behet fjale per deshmine e ish-rojes se fabrikes se demontimit ne Gerdec, shtetasit Beqir Prini, i cili ka pohuar se ishte punesuar si roje i fabrikes qe ne fillim te shkurtit 2007, ne nje kohe qe sipas prokuroreve fabrika e demontimit ende nuk ishte shpallur si vendi ku do demontoheshin municone dhe vetem nje muaj me pas qeveria del me nje projektvendim per proceduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura te hequra nga armatimi dhe perdorimi.
Pas ketij vendimi ne jane dashur edhe tre muaj qe Ministria e Mbrojtjes te nxjerre nje urdher per perzgjedhjen e kompanise se huaj ‘Sac’ dhe shoqerine e nenkontraktuar ‘Albademil’ per proceduren e shitjes se municioneve me gezhoje tunxhi. Por sipas prokuroreve nese ballafaqohen dokumentet e sekuestruara qe pershkruajne si u hap rruga per Gerdecin dhe deshmine e ish-rojes hidhet drite mbi rrethana te reja qe vene ne pozite te pandehurit.
Deshmitari Prini ka deklaruar se ne fillimet e punes se tij perkatesisht gjate muajit shkurt 2007 si roje kishte pare te vinin e te sistemonin vendin Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli se bashku me persona te tjere.
Sipas prokurorise kjo deshmi eshte e rendesishme pasi sipas deklaratave te ish-rojes nese do t’i referohemi periudhes kur Prini punonte ne fabriken e Gerdecit eshte e njejta kohe qe sipas dokumentave po zhvillohej edhe beteja per te krijuar kete fabrike.
Nderkohe megjithese ne seancen e sotme kishin ardhur per te deshmuar 10 persona ata nuk munden te flasin para trupes gjyqesore pasi mungonin disa avokate. Nderkohe seanca pervec misionit Euralius po ndiqet edhe nga vezhgues te OSBE-se.
Top Channel