Policia e kryeqytetit dorezoi ne prokurorine e Rrethit dosjen per nderprerjen e energjise elektrike ne stadiumin ‘Qemal Stafa’ gjate ndeshjes Gramozi-Real Madrid.
Burimet prane prokurorise saktesuan se ne kete dosje ka deshmi te te pakten 30 personave te marre ne pyetje nga oficere te policise mes tyre punonjes, te stadiumit, punonjes te OSSH-si edhe te ish-drejtorit Perikli Dhales tashme i larguar nga detyra.
Sipas te njejtit burim secila nga palet ka deklaruar se nuk ka patur pergjegjesi ne nderprerjen e energjise ndersa kane akuzuar palen tjeter. Procedimi penal i regjistruar nga Prokuroria e Tiranes eshte ngritur me akuzen e shperdorimit te detyres, per fajtoret qe do te rezultojne ne perfundim te hetimeve.
I vetmi i ndeshkuar ne menyre administrative deri me tani, per kete skandal qe ndodhi ne ndeshjen e dites se merkure mes Gramozit dhe Realit te Madridit mbetet ish-drejtori Perikli Dhales, i cili eshte shkarkuar nga ministri i Sporteve qe ne momentin e ndodhjes se ngjarjes.
Top Channel