Ristani: Vendimi per zevendesim, me 4 vota

22/01/2010 08:35

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi dje se vendimi per zevendesimin e mandateve te deputeteve socialiste qe nuk jane betuar ne Kuvend, nuk e bllokon kete institucion, pasi ai merret edhe me shumice te thjeshte.

Pra mjaftojne kater vota “pro” ketij vendimi dhe gjithçka merr rruge ligjore. Votimi me shumice te thjeshte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mund te beje zevendesimin ne liste proporcionale te deputeteve te cileve u nderpritet mandati sipas nenit 71 te Kushtetutes.

Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, e mbeshtet kete logjike ne Kodin Elektoral, i cili shprehet qarte per rastet e vendimmarrjes se cilesuar, pikerisht ne nenin 24 te tij.

Sipas Ristanit, procedura ligjore parashikon qe KQZ te veproje sapo te marre njoftimin nga Kuvendi per mungesen e deputeteve.

Neni 164 i Kushtetutes thote se KQZ merr vendim per dhenien e mandatit kandidatit te radhes ne listen e kandidateve te regjistruar sipas nenit 67 te ketij kodi.

Kjo procedure, qe sipas Ristanit votohet edhe me nje shumice prej vetem 4 anetareve te komisionit, nuk do te mund te bllokohej edhe ne rast venie ne levizje te Gjykates Kushtetuese.

Deputetet qe sapo kane perfituar mandatin, tashme kane nje afat edhe me te ngushte, brenda se cilit Kodi Elektoral i ngarkon me detyrimin qe te bejne betimin, vetem 30 dite.

Pas kesaj, KQZ do te perfshihej ne nje tjeter procedure zevendesimi mandatesh ne listen proporcionale te subjektit politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA