Regjistrimi, Athina: “Ok” me nismen Pollo

22/01/2010 08:20

Athina zyrtare ka pershendetur nismen e fundit te qeverise shqiptare per te regjistruar popullsine ne vitin 2011, madje ka shprehur gatishmerine per te ofruar ndihmen e saj.

Zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Greqise, Gregory Delavekouras, ka deklaruar dje se e konsiderojne si nje hap pozitiv.

Gjate nje konference per shtyp te dhene dje, Delavekouras deklaroi se “regjistrimi i fundit qe eshte zhvilluar ne Shqiperi ka qene i vitit 2001. Kjo domosdoshmeri eshte theksuar ne te gjitha dokumentet europiane, siç eshte Progres-Raporti i fundit per Shqiperine, ku theksohet nevoja per nje regjistrim te ri, te cilin ne e dime qe do te zhvillohet brenda vitit 2011. Nga ajo qe dime, komisioni kompetent ka finalizuar pyetesorin qe do ta perballe me qytetaret. Ky eshte nje zhvillim pozitiv i rendesishem”.

Por pjesa pershendetese ka qene vetem nje pjese e qendrimit te dhene nga zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke, i cili ne pjesen e dyte te deklarates se tij ka dhene nje paralajmerim te qarte ndaj Tiranes zyrtare ne lidhje me kerkesen qe Athina ka per çeshtjen e minoritetit grek ne Shqiperi.

Zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Greqise, Gregory Delavekouras, deklaroi se, “me e rendesishme eshte ajo qe presim nga regjistrimi i popullsise. Ai duhet te kete nje metode thelbesore, pra qe te reflektoje realitetin. Ne jemi te gatshem qe te ndihmojme per gjithçka, qe regjistrimi te jete i suksesshem”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA