Rajmonda Nelku, aktorja qe zgjodhi rrugen e gazetarise

22/01/2010 18:55

Aktualisht jep gazetari dhe atelie televizive ne degen e Gazetarise. Behet fjale per Rajmonda Nelkun dhe kete here jemi ne nje nga oret e mesimit per te cilen Rajmonda nuk rresht se foluri.

Nuk e kishte menduar ndonjehere se mund te lidhej kaq shume me gazetarine. E rritur ne nje mjedis artistesh, e mesuar me turnete e te atit, ndersa ky i fundit, Xhavit Sallaku luante rolet ne Teatrin e Kukullave ne kryeqytet, ajo nisi Akademine e Arteve per Drame dhe dy muaj pasi fitoi konkursin i ndriti fati dhe mori nje rol ne filmin “Duaje emrin tend” perkrah Ndricim Xhepes dhe Raimonda Bulkut.

Pas viteve `90 gjerat do te ndryshonin. Duke patur brenda vetes konceptin e “lirise per te verteten”, Raimonda Nelku i hyri gazetarise televizive me deshiren dhe vullnetin per te qene si tjeret jashte kufijve te Shqiperise. Nje prej ish-kolegeve te saj ne Televizionin Shqiptar, Xhemal Mato rrefen: “E pergatitur ne menyre anormale. Eshte me virtyte anormale sepse ndoshta i ka trasheguar nga familja. Nga ana profesionale eshte vertet anormale sepse i merr gjerat me shume pasion”.

Qe ne vitet 2000 Rajmonda u njoh nga teleshikuesit me ciklin “Heronjte e Shqiperise”, nderkohe qe vendi yne po perjetonte kulmin e krizes se identitetit perballe vetes dhe botes. Regjisori i mirenjohur Saimir Kumbaro ka qene pjese e atij grupi qe nepermjet ekranit te vogel na foli per nje “Shqiperi ndryshe”. “Mendoj qe filmat e Mondes ishin shume interesante dhe kjo u vertetua me pjesemarrjen e saj ne festivale nderkombetare. Por ajo qe me pelqen eshte vullneti qe ka Monda dhe nuhatja qe kishte per te kapur tema interesante”, thekson Kumbaro.

E dashuruar dhe e deshiruar deri ne fund  per te respektuar veten dhe mjedisin, nje subjekt shetites ku gjerat me te rendesishme jane “lap-topi”, celulari dhe makina,    ajo zbulon ritin e saj te zakonshem  te  fund-javave qe e ndihmon  t’i arratiset “Tiranes se bukur dhe depresionuese”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel