Permbytjet, Oboti ende nen uje
22/01/2010 15:30
Tashme pas 20 diteve kohe kur nisi dhe permbytja e Nenshkoders ne fshatrat e kesaj zone mund te shkohet pa perdorur mjete lundruese.
Por ndryshe duket situata ne fshatin Obot, i cili ende ndodhet ne prezencen e ujit, madje per ne fshat per momentin mund te shkohet vetem me mjete te larta, pasi niveli ujit ne rruge eshte rreth gjysme metri.
Disa nga banoret per momentin po mendojne vetem per demet. Ndersa nje pjese tjeter e banoreve kane mbetur ne rruge duke pritur ndonje mjete transporti.
Nderkohe pervec demtimeve ne banesa e ne te mbjella ne fshatin Obot ka pesuar demtime serioze dhe rruga e vetme e ketij fshati e asfaltuar para nje viti.
Top Channel