Ne prag te Big Brother Albania

22/01/2010 19:05

I nisur dy vjet me pare si projekti me i kushtueshem televiziv ne Shqiperi, kete vit ne edicionin e trete, Big Brother Albania premton nje tjeter shkelqim.

I frymezuar nga vellezerit e medhenj ku ai ka dale fillimisht, sivjet do te kete padyshim nje tjeter model te krijuar “Made in Albania”. I  trajtuar si nje fenomen shoqeror e kulturor, Big Brother Albania gjate dy  viteve te kaluara, mblodhi banore nga te gjitha trevat e Shqiperise dhe Kosoves, por edhe emigracioni dhe diaspora.

Vellai i Madh perzgjodhi pjestare nga shtresa te ndryshme te shoqerise shqiptare dhe i vendosi ata ne nje mjedis te paanshem, por me rregulla strikte, duke mbajtur per tre muaj me radhe, dite pas dite, ore pas ore te mberthyer vemendjen e miliona teleshikuesve. Duke sjelle te shtunave ne nje ”show” emocionues nje tjeter kendveshtrim te asaj qe teleshikuesit shohin pergjate 24 oreve dhe duke i sugjeruar  publikut nje mendim ndryshe.

I paralajmeruar nga filmi i famshem “The Truman Show” i  regjisorit Peter Weir, bazuar ne versionin origjinal holandez, krijur nga Endemol, si transmetimi i pare i Big Brother njihet ai ne Holande dhe me pas ai u be nga me te shikuarit ne 70 vende te botes, midis tyre renditet edhe Shqiperia. Me nje format rigoroz ku mjdisi i shtepise, bisedat, dhoma e rrefimit, apo sjelljet e banoreve qe hera-heres kushtezohen nga Vellai i Madh, Big Brother nje shpikje televizive ne koncept, po ashtu edhe ne realizim, behet shpesh percjelles, pse jo edhe rrefyes i historive te dashurise, i perplasjeve sociale dhe kulturore, i luftes se njeriut per identitet te ri, duke bere qe teleshikuesit te shikojne dhe te besojne tek ky transetim nje telenovele te vertete.

Edhe pse cdo shtet eshte munduar ta adoptoje formatin ne fjale, nje gje eshte e sigurte, banoret  vezhgohen gjate gjithe kohes fale kamerave dhe mikrofoneve,  nderkohe qe nuk u lejohet te kene kontakte me boten jashte.  Me kete formule tashme te provuar suksesi, pritet qe neser kesaj aventure ne edicionin e trete t’i bashkohen konkurentet e rinj.

E per te shuar kuriozitetin dhe per t’i njohur ata, duhet te mbajme frymen, t’i njohim e t’i ndjekim se cfare do te bejne tre muajt e ardhshem. Dhe te gjithe pyesin: Pas Arbrit dhe Qetsorit, kush do te jete fituesi kete here i super-cmimit prej 10 milione lekesh?

FOTO GALERI
1/3

Top Channel