Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, deklaron se se shpejti do te nisin negociatat mes partise qe ai drejton dhe Partise per Drejtesi dhe Unitet, per bashkimin ne nje grupim te vetem.
Ne nje interviste per “Shqip”, Muhedini jep edhe kushtet e tij per ndermarrjen e nje hapi te tille.
“Nuk ka kuptim qe per nje çeshtje te ngrihen dy parti. Por une u bej thirrje perfaqesuesve te PDU-se, qe duhet ta kuptojne njehere e pergjithmone qe kjo levizje eshte per te perçare komunitetin çam dhe per t’i ndare perfaqesuesit e ketij komuniteti ne te majte dhe ne te djathte, ne nje moment kur kjo çeshtje nuk ka nevoje per shume ideologji”, ka pohuar Muhedini.
Sipas tij, PDU duhet te beje me shume se sa deklaratat, te cilat jane te pamjaftueshme duke pare sjelljen qe kjo parti ka pasur ndaj PDI-se.
“I kam degjuar me kenaqesi thirrjet qe ka bere Idrizi ne Vlore, Delvine dhe Tirane per bashkim, por vetem keto deklarata nuk mjaftojne. Sepse ne nje kohe kur Idrizi ben thirrje per bashkim, dikush tjeter nga PDU nxjerr me force anetaret e PDI-se nga selia e tyre ne Vlore. Por ne nuk duhet te kalojme ne debate derisa kemi vullnetin e mire per bashkim”, ka shtuar Muhedini.
Top Channel