Deputetet demokrate kthejne mbrapsht projektligjin “Per Autoritetin e Aviacionit Civil”, pasi u verejten nje sere paqartesish. Shkak u bene disa nene rreth kriterit te licencave dhe buxhetit.
Sipas zyrtareve te Drejtorise se Aviacionit Civil, fleksibiliteti i perdorimit te buxhetit eshte i nevojshem, per shkak te specifikave qe ofron transporti ajror.
Por kryetari i komisionit, Jemin Gjana, insistoi per nje disipline me te forte ne perdorimin e fondeve, pavaresisht se struktura e re fiton pavaresi institucionale dhe financiare, per shkak te aktivitetit te licencave.
Drejtori i politikave ne Ministrine e Transporteve, Ervin Minarolli, nenvizoi disa probleme te sektorit.
“Ne momente te caktuara emergjente, siç ishte rasti i ‘Albanian Airlines’, nevojiten nderhyrje me specialiste te posaçem, qe ne nuk i kemi, qofshin pilote apo teknike. Per nje problem te caktuar, inspektim apo monitorim, na duhet te marrim specialiste te huaj, per pasoje nevojiten fonde qe te disbursohen ne menyre te shpejte, per vete specifiken qe ka transporti ajror dhe sigurine qe duhet te paraqese”, tha Minarolli.
Zyrtari i ministrise pranoi hapur se nuk kemi eksperte vendas qe te nderhyjne ne raste incidentesh, per pasoje kerkohet ndihma e te huajve, te cilet kushtojne shume.
“E kuptoj rendesine e sektorit, por insistoj qe perdorimi i buxhetit te Aviacionit Civil duhet te respektoje rregullat si gjithe te tjeret”, tha Gjana, duke marre si shembull rastin e permbytjeve ne Shkoder, qe edhe pse ishte emergjente, qeveria respektoi afatin ligjor te buxhetit.
Top Channel