Gjate emisionit “Top Story”, Edi Rama deklaroi se ne rastet e deformimit te demokracise, populli vendos korrigjimin me ane te protestave, duke paralizuar situaten aktuale me ate te viteve 90, ku u rrezua nje qeveri dhe nje rregjim.
Por menjehere me pas mazhoranca ka reaguar permes deputetit Edi Paloka dhe kreut te LSI-se, ministrit te Jashtem, Ilir Meta.
“Dhembet e Rames sado te reja qe te jene nuk mund te kafshojne demokracine shqiptare. I bej thirrje Rames qe te ulet ne tryeze dhe te ndjeke rrugen demokratike”, u shpreh Paloka.
Nderkohe Meta theksoi se deklaratat per permbysjen e pushtetit me dhune jane alarmante, ndaj duhet kuptuar degradimi i politikes se partise me te madhe te opozites.
Por socialistet shprehen se Meta ka frike nga hapja e kutive dhe se ka fituar mandatin e deputetit duke grabitur votat e ps.
“Makthi i Metes eshte fakti se ai e di shume mire se mandati i falur nga Berisha, eshte nje nga mandatet e vjedhura prej PS-se”, u shpreh deputetja socialiste Olta Xhacka.
Top Channel