Kriza e buxhetit prek ilacet

22/01/2010 16:50

Pensionistet apo te semuret kronike rrezikojne te mos gjejne medikamente me rimbursim neper farmaci gjate gjithe gjashtemujtorit te dyte te ketij viti. 

Ministria e Financave i ka kerkuar Ministrise se Shendetesise te reduktoje numrin e medikamenteve te rimbursueshme per shkak te mungeses se fondeve.

Grosistet e tregut farmaceutik kercenojne se do te nderpresin furnizimin ritmik me barnat qe do te rimbursohen, pasi  zhvleresimi i lekut kundrejt Euros ka rritur cmimin e medikamenteve.

Kriza nga mungesa e te ardhurave ne buxhet ka krijuar nje situate paradoksale. Qeveria kerkon te rrise numrin e perftuesve ne skene te ilaceve te disbursueshme por nga ana tjeter kerkon te shkurtoje artikujt duke krijuar nje situate paradoksale.

Sipas grosisteve kjo eshte e pamundur pasi vetem nga efekti i rritjes se kursit te kembimit te euros, fatura rendohet me mbi 300 milion leke nese shtohet numri i perfituesve.

Top Channel