Kompanite e sigurimit: S’duam kasa fiskale

22/01/2010 09:05

Kompanite e sigurimit e gjykojne te pavlefshme vendosjen e kasave fiskale. Gjate takimit te zhvilluar me kreun e Tatimeve, Artur Papajani, Shoqata e Siguruesve te Shqiperise paraqiti disa propozime per lehtesira fiskale.

“Perjashtimin e kompanive te sigurimeve nga detyrimi per t’u pajisur me kasa fiskale, si institucione financiare qe ofrojne sherbim vetem nepermjet rrjetit bankar dhe njohjen si shpenzim te zbritshem te komisioneve bankare qe kompanite e sigurimit u paguajne bankave per arketimin e primit te sigurimit”, ishin dy nga kerkesat e siguruesve.

Nje tjeter sugjerim ishte perfshirja ne ligj e sigurimit te detyrueshem per disa kategori biznesesh.

Papajani, ne fjalen e tij, e cilesoi industrine e sigurimeve si nje nga kontributoret me te medhenj e dinjitoze ne sistemin e te ardhurave fiskale dhe se bashku me stafin qe e shoqeronte u angazhuan per nje trajtim korrekt e eficent te problematikes se pozuar nga industria e sigurimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA