Qeveria shqiptare pritet te perballet ne dy muajt e ardhshem me vleresimin e besueshmerise se saj si institucion kredimarres, gje qe, sipas Ministrise se Financave, e ben te detyrueshme rishikimin e buxhetit 2010 dhe uljen e shpenzimeve.
Keshtu thuhet ne nje dokument i papublikuar qe Financat ia kane drejtuar qeverise. Duke argumentuar nevojen per uljen e shpenzimeve, Ministria e Financave thote:
“Ekziston nje pasiguri e larte ne lidhje me te ardhurat; eshte ne proces nje kredit-rating i ri, i cili do te marre parasysh performancen makro-fiskale ne 2009-n. Ne keto kushte ka pak te ngjare qe te kemi perseri nje vleresim ‘Stable Outlook’ – (minus) B1 ne mungese te nje pergjigjeje te fuqishme fiskale, e cila do te demonstronte nje menaxhim te besueshem te riskut”.
Kjo eshte hera e pare qe Ministria e Financave shprehet me pesimizem mbi kete çeshtje.
Top Channel