Cori: Tiger me thoshte se kishte probleme me gruan

22/01/2010 10:10

Eshte protagonist i skandalit me te madh te seksit ne vitet e fundit. Behet fjale per Tiger Woods dhe listen e gjate te te dashurave te tij, ku gjendet edhe ish-modelja Cori Rist.

Me te kampioni i golfit ka patur marredhenie intime per rreth 6 muaj qe me pas vijoi nje lidhje miqesie.

Ne nje emision qe transmetohet ne nje prej kanaleve te Mediaset ne Itali ‘Chiambretti Night’, Cori ka treguar shume detaje per lidhjen e tyre qe ishte dicka me shume se thjesht marredhenie seksuale.

Megjithate kur mesoi prej gazetave per listen e gjate te te dashurave te Tiger, Cori thote se ka mbetur shume e habitur.

Ish-modelja tregon se e ka njohur Tiger Woods ne nje lokal te New York, me deshire te kampionit te botes.

“Fillimisht nuk tregova interes, por pasi shkuam ne shtepine e disa miqve, lindi nje ndjenje e pashpjegueshme. Qendruam bashke ate nate dhe dite te tera me radhe. Kur pashe ne gazete nje foto te gruas dhe femijeve te tij, kuptova se po beja dicka te gabuar. Vendosa te le, por ai me thoshte se ne shtepi gjerat nuk i shkonin mire dhe se lidhja me te shoqen nuk funksiononte, po qendronte me te, vetem sepse ajo ishte shtatzene”, thote Cori.

Top Channel