Berisha: Hetim, pa hapur kutite

22/01/2010 15:10

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se mazhoranca eshte e gatshme te ngreje komisionin parlamentar per shqyrtimin e shqetesimeve te ngritura nga opozita, me perjashtim te ceshtjeve te vendosura tashme me vendim te formes se prere.

Kete deklarate kryeministri Berisha e beri gjate nje takimi me ministrin e Jashtem te Sllokavise, Miroslav Lajcak, duke nenkuptuar se mazhoranca ne kete komision hetimor nuk pranon hapjen e kutive dhe rinumerimin e votave.

Sipas njoftimit zyrtar te kryeministrise ministri sllovak u shpreh se qendrimi i Kryeministrit Berisha dhe qeverise shqiptare ne respektim dhe mbeshtetje te institucioneve demokratike dhe te shtetit ligjor eshte nje qendrim i drejte qe gezon nje perkrahje te gjere.

“Askush nuk e perkrah bojkotin dhe ne asnje rast, politika nuk mund te nderhyje per te vleresuar vendimet e gjykatave”- citohet ministri sllovak ne njoftimin zyrtar te kryeministrise.

Ministri Lajcak i tha kryeministrit Berisha se “Konkluzionet e Institucioneve nderkombetare te specializuara per zgjedhjet si ato te OSBE/ODIHR, duhen respektuar plotesisht”. Kjo teme eshte prekur edhe ne takimin me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, ku, po ashtu , sipas njoftimit zytar te Kuvendit Ministri i jashtem i Sllovakise ka vene ne dukje se bota demokratike ka krijuar institucionin e OSBE/ODHIR si vleresues te  zgjedhjeve, si gjykim perfundimtar, sipas te cilit zgjedhjet e fundit ne Shqiperi permbushen standardet e kerkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA