Sllovakia: Mbeshtetje per vizat dhe statusin

21/01/2010 20:30

Ministri i Jashtem i Sllovakise, Miroslav Lajcak eshte shprehur optimist ne Tirane se brenda ketij viti shqiptaret do te kene mundesi te udhetojne pa viza ne zonen Schengen.

Ai e beri kete deklarate pas nje takimi me homolgune tij shqiptar, Ilir Meta, me te cilin firmosi marreveshjen e ripranimit.

Sllovakia, vend anetar i Bashkimit Europian, beson se shume shpejt Shqiperia do te marre edhe opinionin e Komisionit Europian per ceshtjen e statusit kandidat.

“Sllovakia mbeshtet fort liberalizimin e vizave per qyetetaret e Shqiperise dhe dua te vleresoj punen e shkelqyer qe vendi juaj ka bere ne kete drejtim. Jam optimist se qytetaret shqiptare do te kene mundesi te shijojne udhetimin pa viza ne vendet e Bashkimit Europian gjate ketij viti. Lidhur me Bashkimin Europian, Sllovakia mbeshtet plotesisht anetaresimin e Shqiperise. E pergezova ministrin Meta per progresin e vendit tuaj gjate vitit 2009. Ne shpresojme se ju do t’i pergjegjieni pytesorit shume shpejt dhe me pas ne shpresojme, besojme dhe ju mbeshtesim qe Komisioni Europian te jape opinionin dhe rekomandimin e tij shume shpejt”, ka deklaruar Lajcak.

Nga ana tjeter, shefi i diplomacise shqiptare Ilir Meta ka falenderuar homologun per mbeshtetjen e vendit te tij ne keto procese te rendesishme per vendin.

“Do ta falenderoja zotin Lajcak per kete mbeshtetje ne procesin e integrimit ne BE dhe ne ate per heqjen e vizave”, eshte shprehur Meta.

Nje nga arsyet e vizites se ministrit te Jashtem sllovak eshte inaugurimi i hapjes se ambasades se Sllovakise ne Tirane, nje hap te cilin sipas minsitrit te Jashtem Ilir Meta do ta realizoje edhe Shqiperia brenda ketij viti.

I pyetur nga gazetaret per ceshtjen e Kosoves, Lajcak tha se vendi i tij nuk kishte arsye te ndryshonte tani per tani qendrimin per mosnjohjen e pavaresise, por sipas tij kjo nuk do te thote nje qendrim armiqesor ndaj qytetareve te Kosoves, pasi Sllovakia eshte e pranishme ne te gjitha strukturat nderkombetare qe veprojne aktualisht ne kete vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA