Skandali, qeveria sulmon OSSH

21/01/2010 19:50

Vazhdojne problemet tek kabina e transformatorit qe solli black out-in ne ndeshjen e se merkures mes Gramozit dhe Realit te Madritit.

Edhe pse menjehere pas incidentit te rende filloi keqyrja e vendngjarjes, ajo ka vazhduar edhe diten e enjte per te pasur me te qarte gjithcka ndodhi.

Ekspertet flasin jashte kamerave per nderhyrje ne skemat baze qe i jane bere prej kohesh skemes elektrike te stadiumit, gje qe padyshim ndikon edhe pse jo drejtperdrejt ne probleme te tilla.

Por pavaresisht se per kete ngjarje reagimi i policise dhe prokurorise ishte i menjehershem, duket se edhe deklarimi i rezultatit te hetimeve do te jete i shpejte.

Burime jozyrtare prane prokurorise bejne te ditur se konkluzioni, sipas te dhenave paraprake, do te tregoje se ngjarja e rende ka ndodhur si pasoje e djegies se transformatorit, pa te akuzuar dhe fajtore. Konkluzion qe nuk pranohet nga Ministria e Sporteve.

“Problemi qe ekziston per OSSH-ne eshte se nuk ka marre nje furnizim te dyte. Duhet te kesh dy burime energjie”, ka deklaruar Indrit Fortuzi, keshilltar per sportin ne MTKRS.

Por i vetmi qe do te paguaje deri tani duket se do te mbetet vetem drejtori Perikli Dhales, i shkarkuar menjehere me nje vendim te ministrit te Sporteve Ferdinand Xhaferri, qe nuk ngurron te akuzoje edhe OSSH-ne si pergjegjese direkte.

“Per faktin qe drejtori i stadiumit ka lejuar ndeshjen pa pasur mjetet mbeshtetese eshte miratuar shkarkimi i tij. OSSH kishte ngritur dy grupe pune per ndeshjen dhe prape se prape iu deshen 1 ore e 30 minuta. Si ka mundesi qe per nje ndeshje kaq te madhe s’ka gjenerator?”, ka deklaruar Xhaferri.

Pavaresisht se cili ishte shkaku dhe shkaktaret, demi i imazhit tone ndodhi ne syte e mediave spanjolle, nderkohe qe ministri Xhaferri flet per nje gabim qe mund te evitohej.

“Nuk mund te them qe kjo ishte dicka pozitive, ndonese eshte dicka qe ka ndodhur edhe ne stadiumet e huaja. E rendesishme eshte se duhet te evitohej”, ka pohuar Xhaferri.

Ky incident i rende ka bere qe ministria te reflektoje per menyren e re te menaxhimit te stadiumit “Qemal Stafa”, c’ka perfshin dhenien e tij me koncension.

“Lidhur me stadiumin une sot kam ngritur nje grup pune, me eksperte te Ministrise se Ekonomise, per te hartuar formen e organizimit te stadiumit “Qemal Stafa”, e cila ka qene difektoze. Do te shohim menyra te reja, si dhenia me koncesion”, ka shtuar Xhaferri.

Deri atehere stadiumi do te drejtohet nga Gazmend Sallaku, nje tjeter ish-futbollist, por kete radhe i Dinamos e jo i Tiranes.

Top Channel