Skandali ne stadium, Brace: Deshtim nga paaftesia

21/01/2010 15:15

Socialistet iu referuan skandalit te ndodhur gjate ndeshjes Real Madrid-Gramozi per te akuzuar menyren e funksionimit te shtetit te ngritur nga kryeministri Berisha.

Sipas deputetit Erjon Brace ky eshte imazhi i nje Shqiperie qe funksionon si ‘Sulltanat’, ku ne mes te krizes ekonomike qe sipas tij ka zaptuar te gjithe vendin dhe Shkodres qe eshte rrenuar plotesisht shpenzohen per 4 ore 2,5 milione euro. Sipas deputetit socialist ky eshte shteti i ngritur mbi korrupsionin, konfliktin e interesit dhe tufen e te paafteve qe qeverisin sot, sipas tij, vendin.

“Sot u mesua se per prishjen e ahengut te klientit te qeverise se Sali Berishes, u shkarkua nje drejtor, u shoqeruan per t’u pyetur mbi 12 nenpunes, ju nenshtruan hetimit policor po kaq nenpunes!  Sot eshte dita e 25-te qysh kur Shkodra e Lezha u mbyten, nga i njejti shtet, por asnje drejtor nuk eshte shkarkuar, asnje nenpunes nuk eshte shkarkuar, asnje prej tyre nuk eshte shoqeruar, asnje, po e perseris asnje prej tyre nuk eshte hetuar”, u shpreh Brace.

Sipas deputetit socialist, ajo qe ndodhi pas ndeshjes kunder madrileneve eshte treguesi me i qarte i papergjegjshmerise dhe cinizmit me te cilin qeveria Berisha po sillet me banoret e Shkodres.

“Cinizem me te madh per ata mijera banore qe u mbyten, u shkaterruan ne çdo gje duke nisur nga prona deri tek e ardhmja, per ata mijera shqiptare te mire solidare qe po kontribuojne me çdo gje per t’u ardhur ne ndihme njerezve ne zonen e katastrofes, nuk ka! Qeveria ka vendosur ta poshteroje shqiptarin deri ne kete pike”, shtoi Brace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA