Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se opozita do te kthehet ne Parlament nese mazhoranca i lejon shumicen dhe drejtimin sipas kushteve te saj te komisionit hetimor mbi zgjedhjet e 28 qershorit.
“Po, ne do te hyjme ne Parlament sapo te kemi te drejten te krijojme nje komision parlamentar me shumicen dhe kryesimin tone. Kur e them kete nuk kam parasysh kushtezimin e objektit, ne formen qe, ne te japim kete mundesi por do te shkosh derisa te vendosim ne”, ka deklaruar Rama.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, kreu i PS e ka cilesuar si “te zakonshme” seancen e zhvilluar te henen ne Parlament, e cila ishte paralajmeruar si e jashtezakonshme nga PD.
“Eshte per te ardhur keq qe i behet jehone seances, e cila ishte e zakonshme dhe nuk kishte asnje arsye qe ne te ishim pjese e saj”, ka pohuar Rama.
Ai ka theksuar se Partia Socialiste nuk do te kthehet ne Kuvend nese nuk hapen kutite e votimit, te cilat sipas tij mbahen te mbyllura nga kapricot e kryeministrit, i cili po shkon ne “nje rruge pa krye”.
“Ne nuk kemi asnje arsye te kthehemi ne Parlament nese Berisha nuk kthehet nga rruga pa krye ku ka hyre, nese ai nuk kupton se kjo krize politike dhe institucionale eshte produkt i kokfortesise per te mbajtur mbyllur kutite e votimit. Berisha nuk e kupton qe qendrimi i tij per te mos lejuar kete hetim te procesit zgjedhor eshte nje pergjegjesi historike”, ka nenvizuar Rama.
Sipas tij, kryeministri ka deformuar vullnetin e lire te treguar nga votuesit shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit, duke qendruar peng i kutive te votimit.
“Jane liria dhe e drejta per te gjykuar perfaqesuesit e tu si popull. Liria dhe e drejta per te thene me vote: po, une ne keto 4 vjet te votoj per te qeverisur, apo te them jo. Kjo gje nuk ka ndodhur dhe eshte deformuar ne ate mase ku nuk mban me. Nese neve na kane votuar si shumice, kjo eshte nje ceshtje e mbyllur tek kutite”, eshte shprehur Rama.
Ai ka shtuar me tej se Partia Socialiste nuk do ta njohe kurre rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe ka bere te ditur se ajo do te vazhdoje rrugen e protestave derisa gjerat te vihen ne vend.
Gjithashtu, ai ka saktesuar se kerkesa e PS per hapjen e kutive nuk bie ndesh me vendimet e gjykates.
“E kam thene dhe e perseris, ne nuk njohim asnje rezultat dhe do te qendrojme ne rruge derisa te zhbejme cdo gje qe ka dale nga keto zgjedhje. Deklarata e Berishes se ne nuk njohim vendimin e gjykates eshte nje genjeshter. Nuk ka asnje konflikt mes kerkese sone dhe vendimit te gjykates”, ka shtuar Rama.
Top Channel