Rama: Ne parlament me nje marreveshje te negocuar

21/01/2010 22:00

Kreu socialist Edi Rama ritheksoi ne emisionin “Top Story” se opozita nuk do futet ne parlament nese maxhoranca nuk pranon qe te nenshkruaje nje marreveshje te negociuar mbi bazen e kerkesave te opozites per te mos kushtezuar objektin e hetimit duke perfshire ne kete objekt edhe kutite.

Ne nisje te intervistes se tij, Rama vuri ne dukje shqetesimin e nderkombetareve, te theksuar ne raportin e reportereve te Keshillit te Europes. “Dua te theksoj se kemi nje lexim shume serioz dhe te thelle te realitetit shqiptar ne raportin e dy reportereve te Keshillit te Europes. Flitet hapur per nje krize politike dhe institucionale, flitet hapur per nevojen e nje hetimi parlamentar te zgjedhjeve, flitet per dy komisione edhe per nje komision politiko-qytetar ku sugjerohet apo hidhet ideja edhe e pjesemarrjes se shoqerise civile per te hetuar shkeljet permes presionit te bukes se gojes per te marre voten, flitet per nevojen e nje angazhimi te nderkombetareve ne vete te pare, ku jo vetem KE por edhe te tjere ftohen t’i bashkangjiten kesaj nisme, flitet hapur qe edhe presidenti te jete pjese e negociatave”, theksoi kreu i selise roze.

Me tej, ai tha se shqiptaret qe duan te jetojne ne vendin e tyre, nuk mund ta shohin veten te shkeputur nga nevoja per t’i shkuar te keqes tek rrenjet, qe sipas tij, jane rrenjet e procesit zgjedhor. “Thembra e Akilit te ketij procesi politik qe po zhvillohet jane kutite e mbyllura te votimit dhe nuk mund te kete nje hetim te zgjedhjeve pa pasur nje vendim se cfare mund te kene ato kuti. Ne duam te bejme autopsine e zgjedhjeve te vdekura qe zgjedhjet e ardhshme te mos vdesin. Eshte e rendesishme qe sot jemi para nje fakti. Flitet per krize politike e institucionale ne Shqiperi. Sot flitet hapur per probleme qe ne shtator konsideroheshin ceshtje te mbyllura. Nuk mund te kete nje vend europian qe synon te behet kanditat per BE, keto kushte mizerabel te botes mediatike, e cila eshte perdite nen presionin e kulacit apo te kerbacit te qeverise. Shqiperia eshte atdheu i te gjithe qytetareve qe kerkojne e te jetojne ne kete vend permes informimit, edukimit e punes se ndershme”, shtoi Rama.

Sipas kryetarit socialist, “parlamenti eshte vendi ku demokracia gjen shprehjen e vet me te plote permes votes se popullit dhe ne momentin kur parlamenti eshte perballe nje populli te cilit nuk i mohoet liria per te votuar, atehere ka kuptim ballafaqimi ne parlament ku minoranca nuk mund t’i imponoje asgje maxhorances, por nderkohe e gjithe shfaqja e ballafaqimit zhvillohet perballe nje gjyqtari qe eshte populli, i cili vendos per maxhorancen e radhes se ardhshme”.

Rama ritheksoi se opozita eshte e vendosur te mos shkoje ne sallen e parlamentit deri ne momentin qe popullit t’i jepet e drejta per te votuar me standarte demokratike. “Populli perfaqesohet permes perfaqesuesve qe gjykohen permes votes. Jemi nje republike klienteliste ku klientela ka gjithe mundesine te thote: jemi ne nje republike realiste. Keqardhjen per bojkotin e kam shprehur une personalisht ne emer te PS-se. Nuk eshte zgjedhja jone e lire por e vetmja rruge qe kemi per zgjedhje te lira. Ne e kemi kerkuar komisionin hetimor, e reja eshte qe tani e kerkon edhe KE-ja, e cila flet per nevojen per te hetuar zgjedhjet. Eshte hera e pare qe nderkombetaret bashkohen me mendimin tone. Reportetet kane lexuar ne menyre shume te imet raportin e OSBE/ODIHR-it, nga ku dalin nje sere konkluzionesh te dhimbshme per zgjedhjet dhe jo te denja per nje vend anetar te NATO-s. Kerkojme hetimin e zgjedhjeve dhe duam nxjerrjen e pergjegjesive per cdo person te perfshire ne deformimin e rezultatit dhe kjo nuk mund te behet pervecse hetimit te numerimit dhe hetimit te materialeve zgjedhore”, vijoi kryetari i opozites.

Rama tha gjithashtu se vendimi i KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor ishte skandaloz, por serish PS pranoi qe rezultati te mos ndryshonte ne tavoline edhe pasi te hapeshin kutite.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA