Presidenti: Kriza politike do tejkalohet

21/01/2010 12:10

Presidenti i Republikes Bamir Topi iu drejtua diplomateve te huaj me nje gjuhe tejet diplomatike. Por mes paragrafeve te fjales se tij, mund te lexoheshin disa mesazhe konkrete, per diplomatet, por edhe per opinionin publik ne vend.

“Forcat politike shqiptare edhe ne kontekstin e marredhenieve me miqte jane te pergjegjshme dhe jam i bindur qe do te dine te tejkalojne edhe ate impas te krijuar ne muajt e fundit ne jeten politike shqiptare, e cila reflektohet patjeter edhe nepermjet nje debati qe shpeshhere nuk shkon ne standardet e kerkuara. Ne i kemi te gjitha aftesite qe gjate ketij viti te tregojme me shume mençuri, pergjegjesi, vizion e besim per te orientuar energjite dhe kohen tone shume te vlefshme drejt nje debati konstruktiv, per t’u ngritur mbi interesat imediate pavaresisht cmimit qe kerkohet, per te ndertuar se bashku shoqerine e vertete demokratike”, u shpreh Topi.

Por, sipas presidentit, pavaresisht aftesive ne rritje te Shqiperise, proceset integruese kane nevoje edhe gjate vitit 2010 per keshillat e sinqerta dhe te hapura te pikerisht ketyre diplomateve te huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA