Permbytjet, Vasili: Situata nen kontroll
21/01/2010 20:20
Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka deklaruar se situata ne veri-perendim te Shqiperise, pas pushimit te reshjeve te shiut eshte plotesisht nen kontroll.
Duke folur ne seancen e sotme parlamentare, Vasili eshte shprehur se dikasteri i drejtuar prej tij ka derguar ne vendngjarje stafe mjekesore gati per te nderhyre.
“Sot situata paraqitet e tera nen kontroll. Kemi uje te pijshem jo vetem ne Shkoder, por edhe ne fshatrat perreth. Vazhdojme te ruajme nje kujdes spitalor per banoret dhe njekohesisht sigurimin ne kohe reale te ndihmes per ta”, ka pohuar Vasili.
Top Channel