Me nje sere aktivitetesh, sot do te perkujtohet 4-vjetori i vdekjes se presidentit historik te Kosoves, Ibrahim Rugova.

Udheheqes institucionesh dhe drejtues partish politike do ta shenojne kete dite me homazhe dhe nje akademi perkujtimore, e cila do te mbahet nen patronazhin e presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu.

Ne lagjen Velania ku prehet ish-presidenti i Kosoves, qe nga oret e mengjesit kane filluar nderimet dhe homazhet para varrit te tij .

Kater vjet me pare, me 21 janar te vitit 2006, presidenti i pare i Kosoves, Ibrahim Rugova, nderroi jete, pas nje beteje me kancerin ne mushkeri.

Top Channel