Ndotja, priten shume te semure

21/01/2010 16:25

Masat qe grupi i punes do te ndermarre per permiresimin e gjendjes shendetesore por edhe  mjedisore ne zonat e permbytura te Shkodres do te vonojne edhe ca kohe.

Ekspertet e mjedisit dhe shendetesise kane evidentuar te gjitha problemet me te cilat po perballen familjet shkodrane, por nuk kane deklaruar se kur do te nise puna ne terren.

“Eshte e domosdoshme qe te permiresohet rrjeti i kullimit te tokave bujqesore apo tokave te tjera, per te beret e mundur largimin e shpejte te ujit. Duhen riparuar argjinatura e lumenjve dhe te disiplinohet rrjedha e tyre. Duhen riparuar edhe pritat malore ekzistuese, si dhe te krijohen prita te tjera te reja”, u shpreh Sajmir Hoxha, drejtor i Biodiversitetit.

Numri i te prekurve nga infeksionet pritet te jete i larte. Ministria e Shendetesise deklaroi  se ne spitale jane marre masa per pritjen e te semureve qe mund te preken nga infeksione te ndryshme, pasi uji i puseve, por edhe i shtresave nentokesore eshte i kontaminuar, dhe shume ujesjelles ne disa komuna nuk punojne.

“Strukturat tona jane te gatshme qe te perballojne fluksin e mundshem te personave te infektuar apo te demtuar nga permbytja. Uji i pijshem perben nje mjedis mjaft te pershtatshem per perhapje te shpejte te semundjeve, duke prekur ne nje kohe te shkurter shume njerez”, u shpreh Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik, ne Ministrine e Shendetesise.

Perfaqesuesit e bujqesise deklaruan se te gjitha kafshet do te vaksinohen, nderkohe qe nuk do te jepet asnje leje per shfrytezimin e shtatit te lumenjve dhe do te rishikohen edhe lejet e dhena deri me tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA