Minogue: Disa femra me pelqejne…

21/01/2010 17:25

Kylie Minogue rrefen nje pjese te deshirave te saj me te fshehta. Kengetarja australiane e pranon se joshet nga ideja per te shkuar me femra por shton se asnjehere nuk e ka provuar.

“Terhiqem shume nga disa femra. Kam nje sensualitet ekzibizionist dhe nje pjese e imja flirton. Disa femra me pelqejne por asnjehere nuk kam bere asgje me to”, deklaron Minogue ne nje interviste per “Max”. Nje gje te tille e kane bere me pare edhe Megan Fox e Fergie.

Por nga ana tjeter, jeta private dhe ajo profesionale e Minogue po ecen si ne vaj, pasi lidhja me modelin spanjoll Andres Velencoso Segura eshte e qendrueshme, ndersa shume shpejt kengetarja do hedhe ne treg edhe albumin e ri.

Top Channel