Kuvendi sqaron heqjen e fotos se Topit

21/01/2010 22:25

Permes nje reagimi, zyra e shtypit e Kuvendit te Shqiperise sqaroi se portreti i presidentit te Republikes eshte hequr nga sallat e mbledhjeve apo takimeve ne kryesine e Kuvendit, pasi nuk ka qene me pare praktike vendosja e portreteve te kryetarit te shtetit ne Parlament.

As presidentet e meparshem nuk kane patur protrete – sqaruan burime te Kuvendit. Portertet e zotit Topi ishin vendosur ne fillim te legjislatures nga administrata, por per kete shkak u hoqen me vone.

Zyra e shtypit e Kuvendit theksoi se nje praktike e tille nuk ekziston as ne vende te tjera me demokraci parlamentare.

Fotografia e kreut te shtetit eshte e detyrueshme ne te gjitha zyrat e shtetit, ne ate te kryeministrit Berisha, krereve te bashkive, komunave e shume institucioneve te tjera shteterore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA