Fotografia e presidentit te Republikes Bamir Topi eshte hequr nga komisionet parlamentare ne kryesine e Kuvendit te Shqiperise.
Nuk dihet saktesisht koha se kur eshte kryer kjo levizje, por mendohet se heqja e fotove mund te jete bere disa muaj me pare.
Ne komisionin e ligjeve, muaji shtator i vitit te shkuar mendohet se eshte momenti i fundit kur fotografia e kreut te shtetit ka qene e vendosur ne vendin e saj tradicional.
Me pas, ne dhjetor, ne nje seance tjeter te komisionit te ligjeve, pas kurrizit te kryetarit Ilir Rusmali vendi duket kete here bosh.
Sot kamera jone nuk ka mundur te filmoje serish ne komisionin e ligjeve kur nuk ka pasur nje mbledhje te tij, por gjithesesi fotografia ka munguar.
Fotoja e presidentit te Republikes nuk ndodhet as ne komisione te tjera parlamentare. Gjate zhvillimit te seancave te tre komisioneve qe kane patur mbledhje gjate dites se sotme, ne asnjerin prej tyre fotografia tradicionale e kreut te shtetit nuk eshte.
Komisioni per punen, ceshtjet sociale dhe shendetesine, komisioni per edukimin dhe mjetet e informimit publik, komisioni per veprimtarite prodhuese, tregtine dhe mjedisin kane vijuar normalisht punimet e tyre, pa fotografi.
Nderkohe qe gjate legjislatures se shkuar keto komisione kane patur fotografi te kreut te shtetit qe me pas ne momente te ndryshme eshte hequr.
Nderkohe, nuk ka ende nje reagim zyrtar te Kuvendit te Shqiperise per heqjen e fotografive te presidentit te Republikes nga komisionet parlamentare.
Ne fakt, ironik eshte fakti se fotografine e kreut te shtetit e gjen ne krah te kryeministrit Berisha, krereve te bashkive, komunave e shume institucioneve te tjera shteterore te dores se dyte a te trete, por aktualisht nuk e gjen ne sallat e komisioneve parlamentare qe jane edhe vendi ku behen ligjet e shtetit, kreu i te cilit eshte pikerisht Bamir Topi.
Top Channel