KE: Kosova te thjeshtesoje procesin zgjedhor
21/01/2010 15:45
Ekspertet e Bashkimit Evropian kane rekomanduar thjeshtesimin e procesit zgjedhor ne Kosove, me qellim per te shtuar transparencen dhe besimin tek zgjedhjet.
Zyra nderlidhese e Komisionit Evropian tha se rekomandimet sugjerojne qe te hiqen dispozitat tipike per mjedise te sapo dala nga konflikti, sic eshte votimi me kusht.
Ekspertet evropiane kane konstatuar se duhet te miratohet urgjentisht legjislacioni qe rregullon regjistrimin, funksionimin, financimin e partive dhe fushaten e tyre.
Komisioni Evropian nxit institucionet e Kosoves dhe shoqerine civile qe te hape debat publik per mesimet e nxjerra nga zgjedhjet komunale te vitit 2009.
Top Channel