Hetimet: U dogj transformatori!

21/01/2010 15:00

Skandali ne stadiumin kombetar ”Qemal Stafa” ne Tirane ka lene pas nje shije aspak te mire, nderkohe qe jane angazhuar si asnjehere me pare strukturat e rendit dhe te prokurorise per hetimin e saj.

Kabina elektrike eshte kontrolluar imtesisht qe mbreme deri sot ne mesdite, por burime jo zyrtare prane prokurorise bejne te ditur se konkluzioni i hetimeve do te jete ai i defektit per shkak te djegies se transformatorit. Pa te akuzuar konkrete.

Gjithcka ne ndeshje filloi ne menyren me te mire te mundshme, yjet e Realit sebashku me lojtaret e Gramozit mbajten nje minute heshtje ne shenje respekti ndaj te madhit Panajot Pano.

Xhafa shenoi qe ne minuten e dyte duke kaluar Gramozin ne avantazh duke shtuar spektaklin e asaj mbremjeje, por momenti i rifillimit te pjeses se dyte rrezoi gjithcka.

Galaktiket, te befasuar ashtu si dhe e gjithe tifozeria, nxituan per t’u futur brenda me fikjen e prozhektoreve, duke lene te mbizoteronte kaosi dhe turpi ne ‘Qemal Stafa’.

Zgjati aq sa edhe vete ndeshja, pritja ne erresire te plote, duke hedhur poshte te gjithe ate atmosfere te krijuar nga prania e disa prej lojtareve me te mire ne bote.

Ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i cili ka shkarkuar drejtorin Perikli Dhales, e ka zyrtarizuar vendimin nje dite me pas.

Megjithate demi i imazhit tone ndodhi ne syte e mediave spanjolle, nderkohe ministri i Sporteve Xhaferri flet per nje gabim qe mund te evitohej.

“Nuk mund te them qe kjo qe ndodhi ishte pozitive. Nderprerja e energjise nuk ka ndodhur vetem ne Shqiperi, po edhe ne stadiume te tjera prestigjioze. Ishte nje ngjarje qe duhet te evitohej dhe ishin te gjitha mundesite”, u shpreh Xhaferri.

Nderkohe per vazhdimesine e menyres se menaxhimit te stadiumit ‘Qemal Stafa’ ministri Xhaferri thote se kjo menyre qe eshte aktualisht ka probleme dhe si rrjedhoje eshte ngritur nje grup pune, i cili brenda dy javesh duhet t’i paraqese ministrit nje skeme te re, duke perfshire ketu edhe dhenien me koncesion.

Deri atehere stadiumi do te drejtohet nga Gazmend Sallaku, nje tjeter ish-futbollist, por kete radhe i Dinamos, e jo i Tiranes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA