Gjykata e Larte ka pranuar padine e zonjes Aneta Rama, nena e kryesocialistit Edi Rama, qe i kerkoi pothuajse nje muaj me pare kesaj gjykate te procedoje kryeministrin dhe te vendose shperblim demit te shkaktuar ndaj saj.
Pas hedhjes se shortit eshte vendosur qe Kolegji te kryesohet nga gjyqtarja Evgjeni Sinoimeri, nderkohe qe eshte pranuar per t’u gjykuar edhe padia e biznesmenit Koco Kokedhima kunder kryeministrit Berisha. Kjo padi do kete relatues gjyqtarin Guxim Zenelaj.
Kryeministri Berisha eshte paditur ne dhjetor nga Aneta Rama per shpifje te kryer boterisht ne dem te saj.Zonja Aneta Rama ju drejtua pas deklaratave te kryeministrit kundes saj dhe familjes se saj Gjykates se Larte, nderkohe qe per kryeministrin kjo eshte padia e trete qe hidhet ne shortin me gogla dhe caktohet nje kolegj,duke llogaritur ketu edhe ate te biznesmenit Tan Dulaku, po per shpifje.
Top Channel