Frakull, asnje demshperblim nga permbytjet

21/01/2010 12:00

Komuna Frakull eshte nje nga zonat me te prekura nga permbytjet qe prej vitit 2001. Dhjetera hektare toke jane zhdukur nga erozioni dhe tokat e mbjella disa here ne vit jane shkretuar.

Banoret e kesaj komune thone se asnjehere nuk jane demshperblyer dhe jo vetem per rastin e para nje muaji.

Kryekomunari i Frakulles Viktor Cervenaku thote se ka kerkuar dhjetra here ndihmen e pushtetit qendror qe prej vitit 2000 por nuk ka marre asnje pergjigjje pozitive.

Nderkohe as pergjate shtratit te lumit Vjosa nuk ka patur nderhyrje per te riparuar argjinaturat e shembura dhe per te penguar vershimin e ujrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA