Doganiere dhe tatimore, tani me diplome

21/01/2010 09:15

Sistemi tatimor, perveç  ligjeve fiskale, tashme edhe rekrutimin e punonjesve do ta kete sipas modelit europian.

Tashme nuk mjafton vetem arsimi i larte ose njohjet politike per t’u bere pjese e administrates tatimore dhe doganore.

Te interesuarit per kete lloj profesioni shume te kerkuar ne Shqiperi do te kalojne disa faza testimesh nga nje staf i kualifikuar akademikesh.

“Per here te pare, pas 15 vjetesh sistem fiskal, tashme do te ndiqet nje forme rekrutimi perendimor, ne menyre qe te rrisim profesionalizmin ne administratat tona. Ai qe futet per here te pare ne pune, si fillim do te ndjeke nje kurs tremujor, duke dhene provime specifike te fushes”, thote per “Shqip”, drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani.

I quajtur ndryshe Akademia e Tatimeve dhe Doganave, eshte projekt i ideuar dhe konceptuar teresisht nga qeveria, pa ndihmen e ndonje institucioni te huaj.

Sipas projektit, kurset tremujore dhe trajnimet, bashke me provimet, do te zhvillohen ne qytetin e Krujes, larg qendres, ne menyre qe te punohet qete, sikurse ndodh ne vendet e tjera te BE-se.

Sa i takon tarifave te shkolles, nuk ka ende nje plan te qarte, pasi nje tjeter mundesi financimi do te jete buxheti i shtetit.

I gjithe projekti kushton 20 milione leke te vjetra, por nuk perjashtohet mundesia i sponsoreve nga ana e biznesit.

Top Channel