Ndersa kryeministri Sali Berisha nje muaj me pare deklaronte se qeveria nuk do te lejonte klanet te drejtonin me celulare nga burgu, nje muaj me pas zbulohen celulare ne qelite e Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxhollit, dy prej te akuzuarve te medhenj te tragjedise se Gerdecit.
Burime te sigurta pohuan se ne burgun 313 jane sekuestruar gjashte aparate celulare, qe posedoheshin nga persona qe ende nuk kane marre denimin perfundimtar, dy prej tyre ju gjenden bosit te kompanise “Albademil” Mihal Delijorgji dhe nje tjeter Dritan Minxhollit, ish-drejtor i fabrikes se demontimit ne Gerdec.
Burimet shtuan se nje celular i eshte gjetur edhe nje 39-vjecari me inicialet F.D i akuzuar per trafik heroine si dhe dy minoreneve.
Paraburgimi 313 deklaroi se pas krehjes se te gjitha qelive per te bllokuar nese gjenden sende te ndaluara eshte shpallur edhe nje urdher, ku ne rast se pas pastrimit te qelive gjendet sende te tilla atehere do te procedohen per shperdorim detyre deri ne shkarkim detyre policet e sektoreve perkates ne paraburgim.
Kontrollet e rrepta ne qelite e 313 kane nisur pasi dite me pare, tek ky mur ishte hedhur nga ambientet e jashtme nje pako me hashash, e cila eshte zbuluar ne telat e jashtem te burgut nga nje polic i rregjimit te jashtem.
Te gjitha keto, ndodhin pikerisht atje ku qendrojne ne qeli te akuzuar te shumte per krijim te bandave.
Top Channel