Bulqize, familja e braktisur

21/01/2010 17:40

Edhe pse u be nje muaj qe 33-vjecari Ajaz Durici i dha fund jetes duke u vetedjegur per shkak se nuk e perballonte dot gjendjen e veshtire ekonomike te familjes se tij, asnje ndihme nuk ka shkuar per gruan dhe dy femijet e tij jetime.

Shtepia ku Ajazi la te vetem familjen eshte duke u shembur e gjitha dhe familja vazhdon e jeton me parate qe lene njerezit qe shkojne dhe i ngushellojne per humbjen e kryefamiljarit. Varferia ne kete banese ka ngulur thonjte dhe bashkeshortja e te ndjerit kerkon ndihme.

33-vjecari humbi cdo shprese dhe nje muaj me pare u vetevra ne syte e femijeve te tij, duke lene pas shume borxhe dhe asnje te ardhme per familjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA