BB: Rritja ekonomike 2.2 %

21/01/2010 15:25

Banka Boterore zbeh optimizmin e qeverise per gjendjen e ekonomise shqiptare. Ne raportin e saj te fundit  banka ka perllogaritur se rritja ekonomike ne Shqiperi per vitin 2009 ka qene vetem 2.2 per qind, me e uleta qe nga viti 1997.

Ne raportin e quajtur ‘Perspektiva e ekonomise boterore’, banka jep nje analize te detajuar te gjithe ekonomive boterore dhe impakteve qe ka patur kriza ne to. Ne pjesen kur flitet per Shqiperine, banka thote se ekonomia eshte prekur me rende nga renia e dergesave te emigranteve.

“Efektet ekonomike te renies se dergesave do te jene te medha ne vendet si Shqiperia, Moldavia dhe Taxhikistani, ku dergesat zene mbi 9 per qind te produktit te brendshem bruto,” thuhet ne raport.

Keto ritme te uleta te rritjes ekonomike pritet te vazhdojne edhe pergjate viteve te ardhshme. Banka parashikon se ne 2010 rritja do te jete vetem 3 per qind, ndersa ne 2011 vetem 4.5 per qind, serish dukshem me ulet nga mesatarja 6 per qind e viteve te fundit.

Dhe keto ritme te uleta te rritjes ekonomike pritet te kene efekte te tjera negative mbi buxhetet e familjeve.  Ne nje tjeter studim, i cili ende nuk eshte bere publike zyrtarisht banka ka perllogaritur se  kjo situate e veshtire ekonomike mund ta kete rritur numrin e te varferve ne Shqiperi krahasuar me gjysmen e dyte te vitit te kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA