Nje grua ka marre plage te renda per shkak se eshte aksidentuar nga nje fadrome qe punonte ne ndertimin e rruges se Arbrit
Gruaja ndodhej afer mjetit qe po germonte per te mbledhur mineral kromi, menyra e vetme e jeteses per nje pjese te madhe te qytetit te varfer te Bulqizes.
Por ndersa mblidhte mineralin, eshte zene nen te nga masivi i gureve qe po largoheshin nga ana e fadromes. 45-vjecarja ka pesuar fraktura te renda ne kembe.
Ne pamundesi per t’u kuruar ne spitalin e Bulqizes eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak me ane te nje helikopteri.
Ne stogjet e mineralit te kromit ne Bulqize jane me qindra grate dhe femijet qe punojne per te grumbulluar krom te cilin ja shesin firmave te ndryshme private.
Top Channel