
Furnitoret e shtetit me mallra apo sherbime te ndryshme, qe i kane mbyllur procedurat gjate vitit 2009, nuk kane arritur te marrin parate, pasi Ministria e Financave vendosi mbylljen e sherbimit te buxhetit te shtetit me 20 dhjetor, me qellim qe te shmangte valen e zakonshme te shpenzimeve qe kryejne shumica derrmuese e institucioneve publike ne ditet e fundit te vitit.
Lajmi behet i ditur nga burime konfidenciale nga qeveria. Behet fjale per nje numer te konsiderueshem faturash sherbimesh apo mallrash qe u dorezuan nga institucionet e ndryshme publike te dega e Thesarit ne ditet e fundit te vitit 2009, me qellim qe te konsideroheshin si shpenzime te buxhetit te vitit te shkuar.
Por me nje vendim surprize, Ministria e Financave vendosi te mbylle sherbimin e buxhetit me 20 dhjetor dhe shume fatura mbeten te pashlyera. Deget e Thesarit kane refuzuar te shlyejne faturat edhe gjate javeve te para te ketij viti, duke u thene subjekteve te interesuara se kane urdher nga Financat.
Zyrtare te Ministrise se Financave refuzuan te komentojne mbi kete ceshtje. Pagesat e biletave te udhetimeve te zyrtareve, dietat, faturat e riparimeve te ndryshme apo sherbimet e tjera, kane mbetur ne kete menyre te papaguara.
Gjate se gjithe dekades se fundit, institucionet publike jane mesuar te kryejne nje numer te pafund tenderesh apo te ekzekutojne kontratat e tendereve te meparshem ne javen e fundit te dhjetorit, per arsyen e thjeshte se shtyrja e ketyre veprimeve per ne janar i “djeg” fondet e percaktuara ne buxhetin vjetor, i cili ligjerisht skadon me 31 dhjetor. Ne dhjetor kryhen dy apo tre here shpenzime me shume se ne muajt e tjere te vitit.
Ne fund te muajit 2009, renia e shpejte e te ardhurave buxhetore ne raport me planin vuri ne veshtiresi serioze buxhetin e shtetit. Ne total, nuk u vu re asnje mungese likuiditeti, por qeveria u detyrua te shkele objektivin e vet per nivelin e deficitit buxhetor. Shuma e parave qe qeveria ka ne llogarine e vet ne Banken e Shqiperise vijon te mbetet e konsiderueshme.
Ne mes te dhjetorit, Ministria e Financave lajmeroi se rrogat e atij muaji, qe historikisht u qene shperndare punetoreve te shtetit disa dite para nderrimit te viteve, do te shperndaheshin sipas percaktimeve ligjore ne muajin janar. Qeveria pranoi se ka akumuluar fatura te pashlyera me vlere prej dhjetera milione eurosh per punet publike te kryera nga kompanite e ndertimit dhe premtoi se po punonte per te shlyer detyrimet e prapambetura.
Javen e shkuar, Ministria e Financave iu drejtua ne konfidencialitet Keshillit te Ministrave, me nje plan per menaxhimin e krizes se buxhetit te shtetit, duke sugjeruar shkurtim te shpenzimeve te planifikuara per vitin 2010. Qeveria pati injoruar paralajmerimet per vijimin e krizes ekonomike gjate ketij viti dhe miratoi nje buxhet qe parashikon rritjen e te ardhurave me 15 per qind, parashikim ky aspak realist.
Sipas propozimit te Financave, i cili u zbulua nga “Shqip”, qeveria duhet te ule shpenzimet me 20 deri ne 40 miliarde leke. Javen e shkuar, Ministria e Financave njoftoi se synon te emetoje eurobonde me vlere mbi 300 milione euro. Bankave te huaja te interesuara iu dha afat deri me 30 janar qe te dorezojne ofertat.
Sipas disa eksperteve nderkombetare, te cituar nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”, ka shanse qe Shqiperia te arrije t’i shese eurobondet kete vit. Fqinji yne, Maqedonia, emetoi eurobonde vitin e kaluar perkundrejt interesit 9 per qind ne vit, nje interes i konsideruar stratosferik ne kete treg. Eurobondet e qeverise gjermane, qe konsiderohen me te mirat, ofrojne rreth 2.2 per qind interes ne vit, ndersa ato te qeverise greke, qe jane me te keqijat ne Eurozone, shiten aktualisht per 5.7 per qind. Vetem dy vite me pare, Shqiperia arriti te merrte borxh me interes euribor plus 1.25 per qind, ndersa vitin e kaluar interesat e borxhit u shumefishuan ne euribor plus 9.65 per qind.
Top Channel