Sherbimet arsimore, miratohet heqja e TVSH-se

20/01/2010 08:05

Me kerkese te Kryeministrit Sali Berisha dhe pavaresisht kundershtimit te Ministrise se Financave, Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi dje paraprakisht heqjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar per arsimin.

Vendimi qe mori votat pro te deputeteve te pranishem, perfshin si institucionet e arsimit publik dhe atij jopublik. Ne percaktimet e projektligjit thuhet se perjashtimi nga pagesat e TVSH-se do te nise ne vitin e ardhshem shkollor, 2010-2011, perkatesisht me date 1 tetor.

Qeveria pati vendosur ne fund te vitit 2009 TVSH ne masen 10 per qind per sherbimet arsimore, nga 20 per qind qe eshte ne Shqiperi per mallrat dhe sherbimet e tjera. Kryeministri Sali Berisha urdheroi ministrin e Financave, Ridvan Bode, qe per sektorin arsimor, TVSH-ja te hiqej.

Arsimi privat ne Shqiperi eshte zhvilluar shume gjate viteve te fundit. Per segmentin e arsimit te larte, kete vit universitetet private kane kapercyer universitetet publike per nga numri i studenteve dhe xhiroja e tyre vjetore vleresohet ne disa dhjetera milione euro.

Qeveria thote se vendosi ta perjashtoje kete sektor nga TVSH-ja, me qellim qe te nxise arsimimin e popullates. Shqiperia ka pjesemarrje te ulet te te rinjve ne arsimin e larte, gje qe prodhon cilesi te ulet te forces punetore ne te ardhmen.

Me te njejtin projektligj eshte vendosur edhe nje formulim i ri per perjashtimin nga TVSH te eksportit te mallrave dhe sherbimeve si dhe ne transportin nderkombetar te udhetareve. Ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar futen importi i materialeve ushtarake, qe do te paguhet si kosto lokale nga Ministria e Mbrojtjes.

Ne ndryshimet e ligjit per TVSH-ne, u miratua edhe neni i cili i jep te drejte qeverise te vendose kufirin minimal per futjen e nje biznesi ne skemen e ketij tatimi. Nga 1 janari i ketij viti, ky kufi eshte ulur ne 5 milione leke xhiro vjetore, nga 8 milione qe ishte. Me formulimet e reja ne ligj, nje biznes i madh nuk mund ta ndryshoje statusin e tij tatimor.

Nese nje subjekt futet ne skemen e TVSH-se, ai nuk mund te dale jashte saj edhe nese kryen xhiro vjetore me pak se 5 milione lekesh ne vit. Duket se e vetmja menyre do te jete cregjistrimi perfundimtar si biznes dhe me pas hapja e nje aktiviteti te ri.

Top Channel