Riza Halimi, deputet ne Parlamentin e Serbise nga Lugina e Presheves dhe kryetar i Partise Shqiptare per Veprim Demokratik, i deklaroi  agjencise serbe “FoNet” se suprimimi nga Beogradi i gjykatave ne Presheve dhe Bujanovc shkel dhe kercenon te drejten e shqiptareve per te perdorur gjuhen amtare ne gjykata, si dhe se centralizimi i sistemit gjyqesor godet ne radhe te pare shqiptaret ne Presheve.

“Ne kete menyre, rrymave radikale u jepet nje argument tjeter se perse nuk duhet te bashkepunohet me organet shteterore te Serbise”, vleresoi z. Halimi, sipas te cilit, duke suprimuar gjykatat ne Presheve dhe Bujanovc, banoret e ketyre zonave duhet te udhetojne deri ne 120 kilometra per ne Vranje per te marre edhe shkresen me te zakonshme, gje qe, vec te tjerave, do t’u sjelle atyre shpenzime te medha dhe humbje kohe te panevojshme.

Halimi gjithashtu vuri ne dukje se ne administraten e Komunes se Presheves kohet e fundit jane pushuar nga puna punonjes qe komunikonin ne gjuhet shqipe e serbe dhe qe kishin mbaruar shkolle te larte, duke u zevendesuar me serbe pa shkolle perkatese dhe qe kishin dale si “mbetje teknologjike” ne Vranje dhe Bujanovc. Keta shembuj, vuri ne dukje kryetari i Partise shqiptare per Veprim Demokratik, tregojne per margjinalizimin e popullsise shqiptare dhe se autoritetet serbe kercenojne ne menyre drastike te drejtat e saj elementare te njeriut.

Kryetari i Kuvendit te Komunes se Presheves, Ragmi Mustafa, nga ana e tij, i deklaroi agjencise se mesiperme serbe se suprimimi i gjykatave ne Presheve dhe Bujanovc eshte nje arsye per nje “shqetesim serioz midis banoreve te tyre”, “U suprimua nje institucion qe funksiononte ne dy gjuhe, nuk u mor aspak parasysh fakti se Komuna e Presheves ndodhet ne nje zone ne kufi me Kosoven dhe Maqedonine. Ketu ka nje qarkullim transit shume te madh njerezish dhe shume me teper lende sesa ne gjykatat e komunave te tjera”, tha z. Mustafa.

Ai theksoi se si do te mund te zgjidhen keto lende gjyqesore ne kohen e duhur ne Gjykaten e Vranjes, kur nderkohe ne kete te fundit eshte pakesuar numri i gjyqtareve dhe eshte rritur volumi i punes. Ai vuri ne dukje se pikerisht, duke pasur parasysh kete gjendje, “Kuvendi i Komunes ka kerkuar krijimin e nje gjykate themeltare dhe te nje prokurorie per Komunat e Presheves, Bujanovcit dhe te Medvegjes me seli ne Presheve”.
 

Top Channel