Rama: Te gatshem per zgjidhje me dialog

20/01/2010 13:20

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se opozita nuk do te behet pjese e parlamentit pa u hetuar me pare zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe kerkoi ngritjen e nje komisioni, me shumice e kryesim te socialisteve e te asistuar nga nderkombetaret. Po ashtu Rama u shpreh i gatshem per te marre pjese ne nje dialog ne kushte te barabarta.

“Dialogu mes forcave politike ne nje vend demokratik behet ne parlament dhe perseris qendrimin e palekundshem te opozites per te mos u bere pjese e  parlamentit te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit, deri diten kur e drejta jone kushtetuese e demokratike, per hetimin me themel zgjedhjeve, nuk do te materializohet ne nje marreveshje te negociuar mes paleve, e cila t’i hape rruge nje komisioni hetimor parlamentar me shumice e kryesim te opozites e me asistencen dhe monitorimin perkates nderkombetar”, u shpreh Rama.

“Dialog? Po, menjehere; qendrim ne vend, asnje moment! Zgjidhje nepermjet dialogut? Po!; zvarritje? Asnje moment!”, u shpreh Rama nje konference per shtyp, duke theksuar se pervec gatishmerise per dialog, opozita nuk do te ndalet po do te vazhdoje rrugen e protestes popullore.

Rama akuzoi se pushteti po ua mohon te drejten kushtetuese, ndaj rruga e protestes do te vazhdoje deri ne fitimin e se drejtes.

“Mirepresim me mirenjohje cdo asistence nderkombetare. E ftoj Berishen te lexoje drejt sinjalin e forte te shqetesimit te KE-se dhe t’i jape fund bojkotit, duke i dhene popullit opozitar mundesine te perfaqesohet ne parlament”, u shpreh Rama.

Top Channel