
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke ju referuar projekt-raportit te Komitetit per Monitorimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes ritheksoi qendrimin e PS-se pro dialogut, por i cili sic tha zoti Rama nuk duhet te jete shterpe dhe te jape zgjidhje konkrete per kerkesat e parashtruara nga opozita. (UPDATE)
Sipas tij Partia Socialiste nuk do te jete prezent ne parlament derisa te jepet e drejta per hetimin ne themel te zgjedhjeve ku perfshihet edhe hapja e kutive. Dhe per te arritur kerkesat tona tha lideri i opozites do te vazhdojne protestat popullore qe kane si synim rikthimin e demokracise se vertete ne vend.
“Dialog po, menjehere. Qendrim ne vend jo, asnje moment. Zgjidhje permes dialogut po, menjehere. Zvarritje me justifikimin se po e kerkohet nje zgjidhje jo sot jo neser, asnje moment. Ne nuk kemi dy rruge, po vetem nje: Rrugen e te drejtes se ketij populli per te zgjedhur lirisht me vote dhe per te pare ne driten e diellit si eshte administruar vota e tij. Deshira jone eshte qe kjo e drejte te mos diskutohet, por te garantohet ne parlament, nga parlamenti, permes hetimit parlamentar. Mirepo perballe nje pushteti qe kete te drejte demokratike na e mohon dhe nje parlamenti qe kete garanci kushtetuese na e refuzon, ne kemi detyrimin te ndjekim rrugen e protestes deri kur te fitojme te drejten, ashtu si ne çdo vend ku opozites i mbetet liria pasi ka rene demokracia”, u shpreh Rama.
Zoti Rama tha se kryeministri Berisha duhet te shohe dhe lexoje qarte sinjalet qe po i vijne nga nderkombetaret ne rastin konkret te Keshillit te Europes dhe t’i jape fund sipas tij totalitarizmit qe e ka kthyer ne system qeverisje.
“Une e ftoj Sali Berishen ta lexoje drejte kete sinjal te forte shqetesimi, por edhe sugjerimet konkrete qe vijne permes ketij sinjali,qe vijne nga Keshilli i Europes dhe t’i jape fund bojkotit te opozites, duke i dhene popullit opozitar te drejten te shohe gjithshka ka ndodhur ne zgjedhjet e shkuara dhe gjithshka gjendet ne kutite e mbyllura te 28 qershorit, mu aty ne parlamentin e Shqiperise permes atij mekanizmi kushtetues qe e garanton kete; komisionit hetimor parlamentar, pa asnje kushtezim qe kufizon liri e te drejta kushtetuese qe jane per ne te pa negociueshme”, tha Rama.
Top Channel