Permbytjet, projekt per Gjanicen

20/01/2010 12:15

Nje projekt per riparimin e lumit Gjanica eshte miratuar nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te bashkise se Fierit.

Projekti parashikon sistemimin e ketij lumi qe disa here ne vit permbyt zona te shumta ne qytetin e Fierit, perfshi edhe tregun e qytetit. “Ky eshte nje studim qe zgjidh ceshtjen e ndotjeve te permbytjeve dhe ate te gjelberimit”, thekson Baftjar Zeqo, kryetar i bashkise se Fierit.

Kryebashkiaku eshte optimist per nisjen sa me shpejt te zbatimit te ketij projekti qe shpeton Fierin nga permbytjet dhe ndotja qe shkakton ky lume, ku pervec mbeturinave urbane hidhen edhe mbejtet e industrise se naftes dhe te gjitha keto kalojne ne qytet. “Do fillojme brenda ketij viti sistemimin dhe zgjidhjen e problemit te permbytjes se lumit Gjanica”, shton ai.

Megjithate, projekti duket shume i shtrenjte per mundesite e bashkise dhe kryebashkiaku i Fierit thote se do te kerkohen donatore. Cdo vit, Gjanica permbyt disa here dhjetra banesa dhe rruge qe ndodhen ne anet e ketij lumi.

Top Channel